Vdekja e Maradonës, reagon Tare

Futboll

Vdekja e Maradonës, reagon Tare

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 14:33
Vdekja e Maradonës, reagon Tare

Në këto momente, Lazio po luan kundër Udineses në Serie-A.

Skuadra bardhekaltër, ashtu siç u njoftua nga klubi dje pasdite, doli në fushë me një fanellë speciale.

Një fanellë dedikuar, Diego Armando Maradona, i cili ndërroi jetë të mërkurën.

Para fillimit të ndeshjes, drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare në një prononcim për "DAZN" thekson se ndeshja do të jetë e dedikuar për Maradonën.

"Me Maradonën ka ikur një pjesë e madhe e historisë së futbollit, do të jetë një ndeshje dhe javë e dedikuar për atë dhe për atë se çfarë i ka dhuruar futbollit botëror", ishin fjalët e Tares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat