Dovedan: Na mungoi vetëm goli

Futboll

Dovedan: Na mungoi vetëm goli

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 17:00
Dovedan: Na mungoi vetëm goli

Trajneri i Bylisit Dovedan e ka të qartë se problemi më i madh i skuadrës së tij në këtë fillim sezoni është gjetja e golit.

Në intervistën për Supersport pas barazimit 0-0 ndaj Teutës ai theksoi se shumë shpejtë do të afrojnë një sulmues që shënon rregullisht.

“Na mungon goli. Kur Teuta mbeti me 10 lojtarë aktivizuam 2 sulmuesa”.

“Besoj se do të zgjidhim këtë çështje. Presim orën dhe momentin të marrim sulmues. Besoj do ta zgjidhim. Luajmë, krijojmë raste, por për fat të keq nuk arrijmë të shënojmë.”

“Tirana dhe Teuta janë shumë ekipe të forta dhe në fushë ne kemi qenë si të barabartë ndaj tyre”, u shpreh Dovedan në fund të sfidës me Teutën e cila përfundoi 0-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat