Chiellini dhe Demiral të gatshëm për lojë

Futboll

Chiellini dhe Demiral të gatshëm për lojë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 08:47
Giorgio Chiellini

Mbrojtësit e Juventusit, Giorgio Chiellini dhe Merih Demiral, janë rikuperuar nga lëndimet dhe janë stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës gjatë ditës së hënë.

Zonja e Vjetër luan kundër Dynamo Kievit të mërkurën në Ligën e Kampionëve, ndërsa tashmë e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të kësaj gare.

Në njoftimin e klubit është konfirmuar rikthimi i plotë në stërvitje i Chiellini dhe Demiral, të cilët e kanë kompletuar stërvitjen me bashkëlojtarët.

Të dy lojtarët kanë pasur probleme muskulore, ndërsa gjatë ditës së sotme (e martë), pas stërvitjes, trajneri Andrea Pirlo do të dalë në konferencë për shtyp.

Juventusi vjen pas një barazimi në Serie A kundër Beneventos (1-1), ndërsa ka mbetur gjashtë pikë prapa liderit Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat