Tottenhami synon transferimin e yllit të Seria A

Futboll

Tottenhami synon transferimin e yllit të Seria A

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:49
Jose Mourinho

Tottenhami është duke provuar transferimin e mbrojtësit të Sassuolos, Gian Marco Ferrari.

28-vjeçari është në formë të mirë në Seria A dhe sipas 90min, marrëveshja mund të kompletohet për 15 milionë euro gjatë janarit.

Spurs thuhet se duan ta përforcojnë mbrojtjen dhe nuk ka dyshime që Ferrari mund të zëvendësojë Davinson Sanchezin.

Italiani ndoshta nuk është në listën e lojtarëve me emra të mëdhenj, por Jose Mourinho dëshiron t’i jep mundësinë të tregoj vetën.

Sassuolo gjithashtu është i hapur ta shesë në rast se paguhet vlera e kërkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat