Pioli flet pasi mposhti koronavirusin: Nuk më zinte gjumi kur mora lajmin se dola negativ

Futboll

Pioli flet pasi mposhti koronavirusin: Nuk më zinte gjumi kur mora lajmin se dola negativ

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 16:06
Stefano Pioli

Stefano Pioli është rikthyer pas më shumë se dy javësh i izoluar në shtëpi.

Trajneri kuqezi ka kaluar Covid-19 me sukses, teksa ashtu si ai edhe Giacomo Murelli, ndihmësi, ka marrë përgjigjen negative të tamponit dhe do të jenë në stol në sfidën Milan-Celtic.

Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri kuqezi është kthyer të flasë pas shumë kohësh.

“Më mungoi shumë përditshmëria, të qenurit së bashku me ekipin. Ishin 18 ditë të gjata. Kur më komunikuan negativitetin të cilin mezi e prisja, mezi vura gjumë në sy”, ka thënë Pioli në konferencë për media.

“Duhet të falënderoj shumë klubin që ka ndërmarrë hapa për të na ofruar teknologji që na kanë lejuar të punojmë me qetësi. Falënderoj tifozët për mesazhet, por sidomos ata që më kanë zëvendësuar, por natyrisht Daniele Boena, që sigurisht do ta ketë vlerësuar këtë përvojë dhe falë ekipit për kënaqësitë që më ka dhënë”, tha ndër të tjerash trajneri.

“Ne duhet ta ruajmë veten dhe të mbajmë maskë. Atë do të duhet ta heqim vetëm kur të gjendet kura”, përfundoi trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat