Juventus shpreh interesim për mbrojtësin e Barcelonës

Futboll

Juventus shpreh interesim për mbrojtësin e Barcelonës

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 13:29
Juventus shpreh interesim për mbrojtësin e Barcelonës

Disa skuadra në Evropë synojnë që të përforcohen për pjesën e dytë të kampionatit.

Skuadra italiane Juventus ka shprehur interesim për mbrojtësin e Barcelonës Samuel Umtiti, raporton “Mundo Deportivo”.

“Zonja e Vjetër” janë duke shikuar 27-vjeçarin si zëvendësim të mundshëm të veteranit Giorgio Chiellini, i cili është pranë pensionimit nga futbolli profesionist.

Alternativa tjera të Umtitit thuhet se janë edhe mbrojtësit si Sokratis Papastathopoulos, Nikola Milenkovic dhe David Alaba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat