Infantino jep lajmin e madh

Futboll

Infantino jep lajmin e madh

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 20:11
Infantino jep lajmin e madh

Botërori për klube do të mbajë të njëjtin format për të paktën një vit tjetër.

Kjo u konfirmua nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili në konferencën për shtyp gjithashtu njoftoi se kompeticioni do të zgjerohet në 24 skuadra sa më shpejt të jetë e mundur:

“Do të luhet në Kinë, nuk kemi ndonjë datë konkrete, do të jetë kompeticioni i klubeve më i bukur në botë.”, deklaron Infantino.

Botërori i klubeve 2020, e shtyrë për shkak të pandemisë, do të zhvillohet në shkurt 2021 në Katar (1-11 shkurt), ndërsa ajo e vitit 2021 do të mbahet në dhjetor të të njëjtit vit në Japoni, të dyja vitet do të mbajnë numrin e 6 ose 7 ekipeve pjesëmarrësit, para ndryshimit të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat