Laporta favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Barcelonës, ish-presidenti i kataluansve premton pesë top blerje për ta rikthyer klubin në majat e futbollit

Futboll

Laporta favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Barcelonës, ish-presidenti i kataluansve premton pesë top blerje për ta rikthyer klubin në majat e futbollit

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 10:08
Laporta

Joan Laporta është njëri nga kandidatët për ta marrë në udhëheqje Barcelonën.

Zgjedhjet për president në klubin e famshëm katalunas pritet të mbahen vitin e ardhshëm, teksa Laporta shihet si favoriti kryesor për tu rikthyer në ulësen e presidentit të klubit.

Laporta ishte president i Barcelonës për një periudhë kohore shtatë vjeçare, nga viti 2003 deri më 2010 ku arriti shumë suksese.

Megjithatë mediat spanjolle kanë raportuar se ai tani është njëri nga kandidatët kryesorë për ta marrë drejtimin e klubit, pasi ai ka mbështetjen edhe të Lionel Messit dhe të shumicës së lojtarëve.

Gjithnjë sipas medieve spanjolle, Laporta ka premtuar pesë top blerje në mënyrë që Barça të rikthehet në majat e futbollit evropian.

Mbrojtja është reparti më problematik te katalunasit dhe Laporta dëshiron të investojë pikërisht në këtë repart.

Mbrojtësi holandez i Juventusit, Matthijs de Ligt ose Pau Torres i Villarealit shihen si zgjedhjet e problemit në mbrojtje, së bashku me Eric Garcian i cili pritet t’i bashkohet Barcelonës në janar.

Ndërkohë për krahun e majtë të mbrojtjes në vend të Jordi Albës, Laporta ka premtuar transferimin e Jose Gayas të Valencias.

Sa i përket mesfushës, Laporta do të tentojë me të gjitha forcat të transferojë italianin Marco Verratti nga Paris Saint Germain, pasi mesfushori shtatshkurtër është një nga lojtarët më të pëlqyer të tij.

Reparti ofensivë te Barcelona duket në rregull, por edhe në këtë repart pritet investime.

Qëllimi kryesor i Laportës është ta rikthejë brazilianin Neymar në Camp Nou, pasi kjo është edhe dëshira e madhe e kapitenit Lionel Messi.

Gjithsesi nëse nuk arrihet Neymar, atëherë Laporta do të tentojë njërin mes Lautaro Martinez ose Erling Haaland.

Ish-presidenti ka plane të qarta për ta rikthyer Barcelonën në majat e futbollit evropian, por qëllimi i tij primar mbetet që ta vazhdojë kontratën e gjeniut argjentinas Lionel Messi edhe për disa vite.

Gjithnjë sipas medieve në Spanjë, Laporta ka premtuar transferimin e këtyre emrave pasi qëllimi i tij është që ta rikthejë Barcelonën përsëri si fuqinë kryesore në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat