Nga rikthimi i Teutës te disfata e Egnatias

Futboll

Nga rikthimi i Teutës te disfata e Egnatias

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 18:52
Rezultatet

Java e 12-të e kampionatit “Abissnet Superiore” është mbyllur këtë të diel me përfundimin e pesë takimeve të zhvilluara përgjatë tri ditëve, ku nuk kanë munguar rezultatet e rëndësishme dhe ndryshimet në renditje.

Në ndeshjet e kësaj jave, Skënderbeu fitoi 1-0 ndaj Egnatias në Korçë, AF Elbasani mposhti me të njëjtin rezultat Dinamo City-n, ndërsa Teuta mori tri pikë në transfertën ndaj Laçit, duke fituar 1 - 0.

Vllaznia triumfoi 1 - 0 ndaj Partizanit në “Air Albania”, ndërsa sfida e fundit mes Vorës dhe Tiranës u mbyll në barazim pa gola, 0-0.

Pavarësisht humbjes në Korçë, Egnatia vazhdon të kryesojë kampionatin me 27 pikë, e ndjekur nga Teuta me 23 pikë.

Në vendin e tretë renditet Skënderbeu me 17 pikë, po aq sa Dinamo City dhe AF Elbasani. Tirana mban vendin e gjashtë me 16 pikë, e ndjekur nga Vllaznia me 15, Vora me 13, Laçi me 11 dhe Partizani me 10 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat