Renova ndahet baras me Sileksin

Futboll

Renova ndahet baras me Sileksin

Nga: K.G. Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 14:56
Renova ndahet baras me Sileksin

Renova nga Xhepçishti i Tetovës, pas dy fitoreve ndalën në barazim në takimin e javës së 15-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Futbollistët e skuadrës shqiptare luftuan deri në fund por dot që të gjejnë golin e fitores ndaj

Sileksit nga Kratova, sfidë që përfundon baras (0:0).

Renova është në vend të 9-të me 15 pikë, ndërsa Sileksi renditet në pozitën e 5-të me 21 sosh. 

Qatip Osmani, kryetrajner i ri, ka një ecuri të mirë, në tre ndeshje që drejton ekipin, ka dy fitore e një barazim.

Kampionati i Maqedonisë së Veriut
Renova-Sileksi 0:0
Boreci-Shkëndija 0:2
Pelisteri-Shkupi 1:3
Bellasica-Makedonija GP 1.3
Struga TL-A. Pandev 1:1

Tabela
1. Shkendija    15    9    6    0    33:11    33
2. Shkupi    15    9    4    2    26:14    31
3. Makedonija GP    15    9    2    4    25:18    29
4. Boreci    15    6    4    5    16:16    22    
5. Sileksi    15    6    3    6    24:18    21
6. Struga Trim & Lum    15    5    6    4    16:13    21
7. Vardari    15    5    5    5    18:21    20
8. Rabotniçki    15    3    9    3    16:16    18
9. Renova    15    3    6    6    15:20    15
10. Pelisteri    15    2    6    7    12:20    12
11. Akademija Pandev        15    3    2    10    9:20    11
12. Bellasica    15    2    3    10    12:35    9

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat