Vdes ish gjyqtari shqiptar

Futboll

Vdes ish gjyqtari shqiptar

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 12:21
Vdes ish gjyqtari shqiptar

Njëri nga gjyqtarët më të njohur shqiptar, Rudolf Cici ka vdekur gjatë ditës së sotme.

Rudolf Cici, ish gjyqtari i basketbollit, ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, njofton Federata e Basketbollit të Shqipërisë.

Njoftimi i plotë i FSHF-së:

Image

“Lamtumirë Dolfi…sot sëmundja të ndau në pabesi nga ne!

Basketbolli Shqiptar, sot ka humbur një prej gjyqtarëve më të mirë, një ikonë të gjykimit të drejtë jo vetëm në fushën e basketbollit, por edhe ne jetën e përditshme, Rudolf Cici.

Sot dhe përgjithmonë, ti do të mbetesh një shembull profesional por edhe njerëzor.

Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, familjarëve dhe të gjithë komunitetit të basketbollit, atyre që punuan dhe që e njohën Dolfin.

Si gjyqtar, e njohim si Cici i madh që i trashëgoi pasionin djalit të tij, Gentit, i cili nën këmbën e tij, e ka përfaqësuar denjësisht dhe krenarisht.

Dolfi, Anëtar i Kryesisë së Federatës, një profesionist korrekt, i cili spikaste gjithmonë për propozimet e tij sa të drejta aq edhe njerëzore sa dhe vetë ai.

Dolfi e donte basketbollin dhe nuk u largua kurrë prej tij edhe pse sëmundja filloi t’i shfaqej. Dolfi vazhdoi të vinte në pallatin e sportit si vëzhgues i ndeshjeve dhe si një njeri që e donte topin. Aq shumë e deshi basketbollin, më shumë arbitrimin, sa interesohej për çdo gjyqtar të ri që ecte në arbitrim dhe ashtu modestisht ai kurrë nuk i kursente këshillat profesionale ndaj tyre, falë karrierës së tij dhjetëra vjeçare.

I paharruar qoftë kujtimi yt Rudolf Cici!

Do mbetesh etaloni i mirësisë dhe profesionalizmit!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat