Lewandowski: Isha afër kalimit në Genoa

Futboll

Lewandowski: Isha afër kalimit në Genoa

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 12:46
Lewandowski: Isha afër kalimit në Genoa

Robert Lewandowski tregon një prapaskenë shumë interesante në lidhje me karrierën e tij.

Sulmuesi i Bayern Munich, i cili po e udhëheq skuadrën gjermane drejt sukseseve të shumta dhe që pritet të fitojë çmimin e më të mirit të vitit nga FIFA, para shumë viteve, përpara se të transferohej te Borussia Dortmund, mund të kishte kaluar në Serie A për t’u bërë pjesë e Genoas.

“Në Itali luajnë shumë futbollistë nga Polonia. Kur isha më i ri dhe aktivizohesha me Lech Poznan, mund të zgjidhja midis disa skuadrave për të vazhduar karrierën, përfshirë edhe ato italiane. Isha shumë afër transferimit te Genoa”, tha ai.

“Vizitova stadiumin dhe qendrën stërvitore të klubit, por unë doja një ekip që luante në Champions League dhe zgjodha Dortmund. Mendoj se mora një vendim të mirë duke parë se ku kam mbërritur tani“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat