Ibra e Kjaer sërish stërvitje të diferencuar

Futboll

Ibra e Kjaer sërish stërvitje të diferencuar

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 14:18
Ibra e Kjaer sërish stërvitje të diferencuar

Pas barazimit ndaj Genoas, në shtëpinë e Milanit tashmë është koha të mendojnë për Sassuolon, kundërshtaren e radhës, të dielën, në “Mapei Stadium”. Pioli do ta mësojë vetëm të premten nëse Ibrahimovic dhe Kjaer do të jenë në gjendje të japin kontribut në këtë përballje të kuqezinjve.

Ndërkohë, të dy lojtarët kanë bërë ushtrime të personalizuara në seancën e fundit stërvitore. Mbetet për të vlerësuar gjendja e Theo Hernandezit, që ndaj Genoas pati një shqetësim muskulor.

Sigurisht që mungojnë Bennacer dhe Gabbia.

Milani para Krishtlindjes do të ketë dy sfida kundër Sassuolos dhe Lazios e ndajnë Milanin. Ndeshja kundër Genoas tregoi se ekipi në momente të caktuara vuan lodhjen dhe ka nevojë për riaftësimin e disa elementëve.

Sidomos të Ibrahimovicit dhe Kjaerit të cilët, pritet të kthehen të dielën në Reggio Emilia. Mbetet për t’u kuptuar nëse do të jenë të gatshëm nga fillimi apo për një pjesë loje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat