Gjilani kërkon pikë në Therandë

Futboll

Gjilani kërkon pikë në Therandë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 11:49
Ballkani - Gjilani, publikohen formacionet zyrtare

Në kuadër të elitës së futbollit të Kosovës, në mesditën e sotme do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante.

Ndeshja e mbetur e javës së 12-të mes Ballkanit dhe Gjilanit do të zhvillohet sot.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani është nikoqir i Gjilanit.

Ballkkani hyn në këtë ndeshje pas humbjes nga FC Prishtina në fundjavën e kaluar dhe kërkon me çdo kusht tri pikë.

Nga ana tjetër, Gjilani në krye me Bylbyl Sokolin kërkon t'i rikthejë rezultatet pozitive në kampin gjilanas.

Ndryshe, ndeshja e sotme nis nga ora 12:30. 

Ballkani - Gjilani 12:30

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Rugji; Thaqi, Sinani, Prekazi, Potoku; Kuq, Bytyqi; Baftiu, E. Krasniqi, Gripshi; Daku. Trajner: Ismet Munishi.

Gjilani: Koliçi, Frashëri, Kastrati, Fustar, Jackson, Useini, Musolli, Hila, Hajdari, Progni, Nikaç. Trajner: Bylbyl Sokoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat