Real Madrid mposht Eibar dhe kap Atleticon në krye

Futboll

Real Madrid mposht Eibar dhe kap Atleticon në krye

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 07:53
Real Madrid /Eibar

Real Madrid i mjaftoi starti i furishëm ndaj Eibarit për të siguruar fitoren e katërt radhazi në La Liga, e cila i ngjit “Los Blancos” në vendin e dytë me 29 pikë, aq sa ka edhe Atletico e Madridit (ka zhvilluar dy ndeshje më pak), e cila kryeson falë golaverazhit më të mirë.

Madrilenët realizuan dy gola të shpejtë me Karim Benzemanë dhe Luka Modricin në minutat 6’ dhe 13’.

Duke krijuar idenë e një suksesi me goleadë, por Eibari e rihapi ndeshjen në minutën e 28-të me golin e Kikes.

Vendasit tentuan deri në fund për të shmangur humbjen, por shpresat e tyre u veniten në shtesë, kur Lukas Vaques shënoi golin e rezultatit përfundimtar 1-3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat