Daja nuk është me COVID-19

Futboll

Daja nuk është me COVID-19

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 11:15
Daja nuk është me COVID-19

Ilir Daja nuk është me koronavirus. Trajneri i Partizanit i cili mungoi në sfidën e fundit në kampionat ndaj Bylisit pasi dyshonte se mund të ishte pozitiv me COVID-19, por sëfundmi Daja ka marrë përgjigjen e tamponit dhe ka rezultuar negativ.

Kështu, numri 1 i stolit të të kuqëve do të mund të bashkohet sërish me skuadrën për të ndjekur nga afër stërvitjen e sotme dhe për të qenë në stol në sfidën e nesërme ndaj Kastriotit.

Një sfidë e cila hap fazën e dytë, teksa krutanët e mposhtën Partizanin në ndeshjen e parë.

Të kuqtë do të kërkojnë të rikthehen te suksesi pas tre barazimeve dhe një humbje, ndërsa as nuk kanë gjetur rrugën e rrjetës në këto katër takime të fundit. Pikërisht gjetja e golit është kthyer në një problem të madh për Partizanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat