Isco drejt largimit nga Real Madridi

Futboll

Isco drejt largimit nga Real Madridi

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 12:15
Isco drejt largimit nga Real Madridi

Isco është gjithnjë e më larg nga Real Madridi. Lojtari spanjoll nuk duket se është pjesë e planeve të Zinedine Zidane, prandaj është gati t’i lërë “Los Blancos” në janar për të gjetur strehë tjetër.

Nga kryeqyteti spanjoll thuhet se nuk ka mbërritur asnjë kërkesë konkrete për mesfushorin, por në Angli dihet interesi i Mikel Arteta për të. Trajneri i Arsenalit do t’iu kërkonte menaxherëve të klubit londinez të nënshkruanin me Isco në merkaton e afërt të transferimeve.

Është pikërisht “The Sun”, që e publikon këtë skenar, duke shpjeguar se si trajneri i “Topçinjve” po kërkon zgjidhje të vlefshme për të dalë nga një situatë e keqe në renditje.

Arsenali aktualisht është në vendin e 15-të në Premier League. “Skarcimi” i Mesut Ozil duket se do të kërkojë medoemos gjetjen e një zëvendësuesi për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat