​Werner ende nuk është adaptuar në Premier Ligë

Futboll

​Werner ende nuk është adaptuar në Premier Ligë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 14:48
​Werner ende nuk është adaptuar në Premier Ligë

Sulmuesi i Chelsea Timo Werner, nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë këtë edicion në Premier Ligën angleze.

Në merkaton e verës, ai u transferua nga RB Leipzig te Chelsea, për një shumë rreth 53 milionë euro, dhe që nga ajo kohë ka arritur të regjistrojë katër gola dhe pesë asistime për “Blutë” e Londrës, përcjell KosovaPress.

Një statistikë jo e mirë e tij është publikuar sot, ku tregon se Werner nuk ka arritur të gjej golin në 10 ndeshjet e fundit me Chelsean në të gjitha garat.

Më poshtë e gjeni të bashkangjitur listën e klubeve ku Werner ka dështuar të regjistrojë gol.

West Ham

Wolverhampton

Everton

Krasnodar

Leeds United

Sevilla

Tottenham Hotspur

Rennes

Newcastle United

Spanjë (Me Kombëtaren e Gjermanisë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat