Objektivi i madh i Atletico Madrid

Futboll

Objektivi i madh i Atletico Madrid

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 23:04
Objektivi i madh i Atletico Madrid

Atletico Madrid po bën shumë mirë në kampionat dhe kryeson La Liga bashkë me Real Madrid. Nga 32 pikë numërojnë dy ekipet kryeqytetase, por djemtë e Diego Simeones kanë luajtur dy ndeshje më pak se “armiqtë” e përjetshëm.

“Colchoneros” janë kualifikuar edhe në 16 ekipet më të mira të Champions League dhe do të përballen me Chelsea për një biletë në çerekfinale. Drejtuesit e klubit po shohin alternativa të ndryshme për në merkaton e janarit.

Një nga dëshirat kryesore është Fabian Ruiz, mesfushori i Napolit. Spanjolli nuk po gjen akordin për rinovimin e kontratës dhe ndeshjet e fundit ka përfunduar në pankinë.

Atletico Madrid po tenton të përfitojë sipas Mundo Deportivo, edhe pse konkurrenca për shërbimet e 24-vjeçarit është shumë e madhe.

Një vështirësi tjetër është edhe bindja e presidentit De Laurentiis, i cili ka pretendime të mëdha ekonomike dhe vështirë që do të pranonte largimin e një prej lojtarëve kryesorë në mes të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat