Vidal: Nuk kam frikë

Futboll

Vidal: Nuk kam frikë

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 23:13
Vidal: Nuk kam frikë

Arthuro Vidal do titullin me Interin.

Në një interivstë për mediet italiane, mesufshorit kilien nuk i trembet syri kur e thotë se zikaltërit mund ta fitojnë vërtetë për titullin.

Ai shprehet se një gjë të tillë e ka bërë edhe me ekipet e tjera, ndaj kjo është diçka normale.

“Titulli? Po, sigurisht, nuk kam frikë ta them këtë fjalë, unë kam fituar Scudetto shumë herë këtu, në Gjermani apo në Spanjë.

Ndjej se ky është qëllimi im” – Tha Vidal. Interi ka grumbulluar 33 pikë deri tani (vendi i dytë), një më pak se Milani kryesues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat