Marcelo nuk do të transferohet te Juventusi

Futboll

Marcelo nuk do të transferohet te Juventusi

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 16:32
Marcelo nuk do të transferohet te Juventusi

Kampionët e Italisë, Juventus kanë qenë më të interesuarit për shërbimet e mbrojtësit të krahut të Real Madridit, Marcelo.

“Zonja e Vjetër” nuk do të mund të transferojë Marcelon të paktën në afatin kalimtar të janarit, sipas “Calciomercato”.

Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane ditë më parë ka folur rreth situatës me Marcelon dhe Iscon.

Ai ka thënë se gjithmonë do të ketë besim te dy lojtarët në fjalë pasi që ata kanë treguar se çfarë lojtarë janë.

“Gjithmonë do të kem besim në të. Ata nuk kanë luajtur shumë së fundmi, por unë kam besim të madh. Ata gjithmonë kanë treguar se çfarë lloj lojtarësh janë dhe stërviten shumë mire”, ka thënë francezi Zidane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat