Kërkesa e lojtarëve të Realit për Zidane

Futboll

Kërkesa e lojtarëve të Realit për Zidane

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 19:09
Kërkesa e lojtarëve të Realit për Zidane

Pas serisë negative që pësoi Real Madrid më herët gjatë sezonit, veteranët e ekipit dhe lojtarët kryesorë kishin një kërkesë për trajnerin Zinedine Zidane.

Real Madrid aktualisht është në formë të shkëlqyeshme me gjashtë fitore radhazi, por vetëm disa javë më parë klubi ishte në krizë dhe në prag të eliminimit të Ligës së Kampionëve.

Në atë moment, në mes të humbjes së Shakhtar Donetsk në Ukrainë dhe fitores së në Sevilla, udhëheqësit në skuadër zhvilluan një takim me trajnerin, Zinedine Zidane. Ky grup udhëheqës përbëhet nga lojtarë tillë si: Sergio Ramos, Luka Modric, Karim Benzema dhe Casemiro. Toni Kroos tani gjithashtu bën pjesë në këtë grup, me jetëgjatësinë, përvojën dhe qëndrimin e gjermanit duke e bërë atë një model në skuadër.

Sipas ‘Marca’, lojtarët kishin thënë se rrotacioni në skuadër që francezi bënte ishte problemi kryesor për formën e ekipit, ata theksuan se do të ishte më mirë që të bëhet një formacion bazë dhe i fortë dhe pastaj ndryshimet dhe rrotacionet vijnë më vonë.

Si duket, Zidane ka dëgjuar kritikat dhe është përshtatur me situatën.

Që atëherë, 48 vjeçari nuk ka bërë ndryshime drastike. Ai ka ndryshuar formacionin e tij vetëm nëse ka pasur një pezullim, një dëmtim ose, në rastin e Vinicius javën e kaluar, kur u sëmua.

Pas pushimit të Krishtlindjeve, Zidane shpreson që forma e ekipit të vazhdojë pasi ‘Los Blancos’ pas formës së mirë, gjenden në pozitë të mirë në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat