“Bernabeu”, një stadium misterioz

Futboll

“Bernabeu”, një stadium misterioz

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 11:33
“Bernabeu”, një stadium misterioz

Mbi 700 punëtorë po punojnë çdo ditë në stadiumin “Santiago Bernabeu” që ai të jetë gati në verën e vitit 2022. Duhet plotësuar sa më shpejt mbulesa e sipërme për të arritur objektivin që vendosën drejtuesit e klubit në këtë kohë krize.

Pikërisht, stadiumi i ri mund të shërbejë për të shpëtuar arkat e Realit në momentin që futbolli do t’i rikthehet normalitetit dhe tifozët do të rikthehen. Për këtë arsye, madrilenët po nxitojnë që stadiumi të jetë gati për një vit e gjysmë.

Për momentin punimet janë përqendruar te mbulesa, te parkingu i ri, te kullat e vogla në çdo cep të stadiumit. Por si do të jenë dhomat e zhveshjes, a do të ketë hotel për skuadrën? Këto dhe shumë të tjera, Reali ka preferuar t’i mbajë sekret. Stadiumi është misterioz.

DHOMAT E ZHVESHJES – Është një nga sekretet. Reali ka bërë publike vetëm detajet jashtë stadiumit, por nga brenda nuk ka asgjë. Nuk dihet nëse dhomat e zhveshjes do të ndryshojnë strukturën për të qenë më të rrumbullakëta, nëse do të ketë një hapësirë për të bërë nxehmje dhe stërvitje të lehta për lojtarët. Nuk dihet gjithashtu nëse futbollistët do të kenë të njëjtën rrugë me autobusin apo edhe ndonjë dalje e fshehtë.

NDENJËSET BLU – Një nga pyetjet që bëjnë të gjithë tifozët e Realit: Si do të jenë ndenjëset? Struktura e tribunave dhe kapaciteti i stadiumit do të jetë i njëjtë, praktikisht pa ndryshuar.

Është parashikuar që të ketë më shumë hapësira për tifozët dhe që të ketë ndryshime të lehta. Por nuk ka ende asnjë vendim për ngjyrën. Logjikisht do të qëndrojnë blu dhe e bardha është e përjashtuar. Mund të ketë edhe një përzierje të ngjyrave tradicionale të klubit bluja, e bardha, e verdha.

HOTEL – Prezenca e një hoteli të madh është e përjashtuar, por nuk dihet nëse do të ketë një të vogël dhe luksoz. Në projektin e parë kishte disa dhoma me pamje nga fusha, por hapësira nuk ishte aq e madhe. Nuk dihet nëse do të ketë hotel brenda stadiumit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat