Fabian Ruiz refuzon Napolin

Futboll

Fabian Ruiz refuzon Napolin

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 14:09
Fabian Ruiz

Mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz, thuhet se ka refuzuar të nënshkruaj kontratën e re.

Mesfushori spanjoll, Fabian Ruiz thuhet se ka refuzuar ofertën e fundit të kontratës së bërë nga Napoli, duke nxitur thashethemet për një lëvizje verën e ardhshme.

Arkadiusz Milik, Elseid Hysaj dhe Nikola Maksimovic janë lojtarët të cilët kontrata e tyre do të përfundojë verën e ardhshme, por lajmi më shqetësues për tifozët napoletan është vendimi i Fabian për të mos rinovuar kontratën e tij aktuale që skadon në qershor 2023.

“LaGazzettadelloSport” zbulon se ai e ka refuzuar propozimin nga “Azzurri” duke qenë i vendosur për refuzimin e kontratës.

Gazeta thotë se ish-ylli i Real Betis ka në plan të lëvizë pas sezonit 2020-21.

24-vjeçari, i cili ka nëntë herë në Kombëtaren spanjolle, ka luajtur 104 ndeshje për Napolin që nga transferimi i tij në “Diego Armando Maradona Stadium” në korrik 2018.

Thuhet se destinacioni i tij i mundshëm është në La Liga, ku Real Madrid janë shumë të interesuar për shërbimet e spanjollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat