Chiellini dhe Demiral rikthehen në stërvitje

Futboll

Chiellini dhe Demiral rikthehen në stërvitje

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 18:36
Giorgio Chiellini dhe Merih Demiral

Juventusi ka vazhduar normalisht stërvitjet, ndërsa kanë qenë të pranishem edhe dyshja Giorgio Chiellini dhe Merih Demiral që janë shëruar nga lëndimet.

Pushimi për “Bianconerët” ka mbaruar dhe lojtarët janë rikthyer në fushë për t’u stërvitur nën urdhrat e trajnerit Andrea Pirlo.

Fokusi në stërvitje ishte përgatitja fizike, por lajmi i mirë për gjigantin italian ishte rikthimi i Chiellini dhe Demiral që munguan për disa javë shkaku i probleme muskulore.

Të gjithë lojtarët do jenë të gatshëm për sfidën e radhës, përpos Juan Cuadrados që është i suspenduar shkaku i kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Atalantas.

Sfida e parë për Juventusin në vitin 2021 është kundër Udineses me 3 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat