Kosova josh lojtarët e Shqipërisë

Futboll

Kosova josh lojtarët e Shqipërisë

Më: 6 janar 2021 Në ora: 11:04
Kosova josh lojtarët e Shqipërisë

Partizani ka huazuar mesfushorin Dionis Çikani te skuadra e Drenicës në Kosovë.

“Panorama Sport” mëson se 21-vjeçari do ta kalojë pjesën e mbetur tek ekipi i Bledar Devollit. Çikani nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon me Partizanin, ndërsa sezonin e shkuar është aktivizuar vetëm 72 minuta. Duket se aktualisht mesfushori nuk është në planet e trajnerit dhe huazimi te Drenica, duket i favorshëm.

Vllaznia – Mbrojtësi që mbylli pjesën e parë të sezonit me Vllazninë, Enes Isufi, do të vazhdojë karrierën në Superligën e Kosovës.

Nuk është Llapi i Podujevës dhe as Kastrioti dhe Apolonia, një nga skuadrat që i riu pritej të shkonte. Ai ka arritur marrëveshjen me klubin e Drenicës në Kosovë, aty ku sot bashkë me mesfushorin shkodran, Behar Ramadani, do të prezantohen zyrtarisht.

Klubi nga Kosova që këtë sezon drejtohet nga trajneri gjirokastrit, Bledar Devolli, ka joshur lojtarët shkodranë, por jo vetëm. Edhe mesfushori i Laçit, Donald Rapo, i është bashkuar dyshes së Vllaznisë, pasi do të luajë për Drenicën në pjesën e mbetur të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat