Icardi drejt kthimit në Itali

Futboll

Icardi drejt kthimit në Itali

Më: 9 janar 2021 Në ora: 14:43
Icardi drejt kthimit në Itali

“Gradimi” si trajner i Mauricio Pochettino te PSG do të thotë qartësisht ndryshime të mëdha përpara sezonit të ardhshëm, për sa i përket skuadrës.

Trajneri, në fakt do të sjellë idetë e tij dhe do të ketë nevojë për “përkthyesit” më të mirë, për t’i zbatuar ato në fushë. Dhe siç shpjegon Bruno Satin, agjent i njohur, ish-trajneri i Tottenham tashmë e ka të qartë planin për qershorin:

“Në fund të sezonit, dhe kjo duhet të ketë qenë pjesë e diskutimeve kur arriti Pochettino, pyetja do të jetë si ta përmirësojë ekipin.

Sigurisht, është një lojtar që i pëlqen shumë, të cilin do të donte ta shihte te PSG dhe do të jetë i lirë korrikun e ardhshëm.

Ai është Kun Agüero (32 vjeç), nga Argjentina, të cilin Pochettino e njeh shumë mirë dhe e ndoqi kur ishte në Angli. Për Icardi, sinjalet e fundit që kemi nga Italia është se do të përpiqet të kthehet atje, nëse do t’i jepet rasti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat