Pioli: Më vjen keq për kartonin

Futboll

Pioli: Më vjen keq për kartonin

Më: 10 janar 2021 Në ora: 12:00
Pioli: Më vjen keq për kartonin

Milani reagoi mjaft mirë pas humbjes me Juventusit, pasi mbrëmjen e djeshme mposhti Torinon me rezultatin 2-0 dhe çoi në 4 pikë diferencën me Interin ndjekës, ndërsa trajneri Stefano Pioli u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve.

“Nuk jam i befasuar nga paraqitja e djemve, pasi e kisha parë në sytë e tyre dëshirën për të reaguar menjëherë pas humbjes me Juven. Skuadra është e re, por e fortë dhe kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa në të dytën ishte normale të ulnim disi ritmin, pasi po luajmë çdo tri ditë”, u shpreh Pioli.

Tekniku kuqezi voli me superlativa për emra si Ibrahimovic, i cili u rikthye në fushë pas thuajse dy muajsh, Franck Kessie që përveç fazës mbrojtëse, vijon të ekzekutojë në mënyrë perfekte edhe penalltitë si dhe sulmuesin Rafael Leao, që vijon të shënojë.

“Ibra vijon programin e rikuperimit dhe donim t’i jepnim disa minuta, ndaj mund të them se gjithçka shkoi mirë .Ai është një futbollist unik, që do të na shtojë cilësinë në pjesën e mbetur të sezonit. Kessie po shndërrohet në një lojtar i gjithanshëm, pasi jo vetëm vrapon e shkatërron shumë aksione, por merr pjesë edhe në manovrën sulmuese të skuadrës.

Leao po kompletohet shumë si sulmues dhe po rritet nga dita në ditë, ndonëse presim ende shumë prej tij.

Më vjen keq për kartonin, pasi nuk ishte stimulim dhe për më tepër, nuk mund të ndëshkohesh për stimulim në mesfushë”, tha trajneri i Milanit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat