Ramos në qendër të vëmendjes

Futboll

Ramos në qendër të vëmendjes

Më: 13 janar 2021 Në ora: 11:15
Ramos në qendër të vëmendjes

Sergio Ramos ende nuk ka arritur marrëveshje me Real Madridin për vazhdimin e kontratës.

Los Blancos aktualisht po hezitojnë që t’i ofrojnë kapitenit të tyre më shumë se një vit kontratë, mirëpo lojtari kërkon më shumë.

Madje, Ramos ka paralajmëruar pak ditë më parë se Paris Saint-Germain është i interesuar në të dhe nuk mund të përjashtojë një kalim në Parkun e Princave.

Por, së fundmi në garë është futur edhe Manchester United që po tenton të josh mbrojtësin që të kalojë në Old Trafford.

Djajtë e Kuq planifikojnë që të ofrojnë një kontratë dyvjeçare për Ramosin me një pagë që pritet të jetë më e lartë se ajo e Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat