Messi në dyshim për finalen e sotme

Futboll

Messi në dyshim për finalen e sotme

Më: 13 janar 2021 Në ora: 14:49
Messi në dyshim për finalen e sotme

Sot në mbrëmje, në orën 21:00, Barcelona do të provoj të fitoj trofeun e parë sezonalë teksa luan për Superkupën e Spanjës ndaj Real Sociedad.

Mirëpo, trajneri Ronald Koeman ka shqetësimin për Lionel Mesin, me argjentinasin që në seancën e sotme, nuk ka marrë pjesë.

Kjo për shkak se në ndeshjen e kaluar të kampionatit “pleshti” ndjeu një shqetësim në bicepsin femoral dhe madje u zëvendësua. Duket se ky shqetësim nuk ka kaluar dhe Messi është në dyshim të fortë për prezencën e tij në finalen e sotme, shktruan vipSport.

Mbetet për t’u parë nëse numri 10 do t’ia dalë të bëjë një sforco apo jo. Në të kundërt, tekniku Kuman pritet t’i besojë një fanellë titullari Trinkaos ose Breithuejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat