Dembele: Është një hap i madh për mua

Futboll

Dembele: Është një hap i madh për mua

Më: 14 janar 2021 Në ora: 19:33
Dembele: Është një hap i madh për mua

Ka nisur zyrtarisht aventura tek Atletico Madrid e Moussa Dembele.

Sulmuesi është prezantuar këtë të enjte para gazetarëve: “Është një sfidë e madhe për mua, ky është një klub i madh i njohur në të gjithë botën”, ka thënë Dembele.

“Është një hap i madh për mua, jam i lumtur dhe pres me padurim të filloj. Jam një sulmues dhe më pëlqen të shënoj gola. Kjo është puna ime, e konsideroj veten një lojtar teknik dhe fizik njëkohësisht”.

“Idhulli im? Ka qenë Fernando Torres, ish-lojtar i Atletico-s, kështu që gëzimi im që vesh këtë fanellë është i dyfishtë”.

“Gjuha? Do të duhet ta mësoj spanjishten sa më shpejt të jetë e mundur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat