Munishi kthehet të flet për largimin nga Ballkani dhe godet presidentin Arsim Kabashi: Nuk e njeh futbollin

Futboll

Munishi kthehet të flet për largimin nga Ballkani dhe godet presidentin Arsim Kabashi: Nuk e njeh futbollin

Më: 15 janar 2021 Në ora: 23:27
Ismet Munishi dhe Arsim Kabashi

Ismet Munishi ka disa javë që është larguar nga Ballkani.

Klubi nga Suhareka vendosi ta shkarkojë Munishin dhe në vend të tij ta emërojë trajnerin Blendi Shkëmbi.

Munishi ka folur për emisionin ‘Dhoma e Rrëfimit’ rreth largimit nga stoli i ‘Xhebrailave’.

Ai ka goditur presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashin duke thënë se ka ra pre e disa personave, por që i falet pasi sipas Munishit, numri një i suharekasve ‘Cima’ nuk e njeh futbollin.

“Shumë njerëz kanë investur me na prish diçka që e kemi krijuar dhe për fat të keq presidenti i Ballkanit është pa përvojë dhe ka ra pre e këtyre fjalëve”.

“Ka ra pre e njerëzve të cilët janë zvarranikë, janë pakurrizorë, por i falet sepse nuk e njeh futbollin”, ka deklaruar Munishi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat