Real Madrid, ofertë tunduese për yllin e Juventusit

Futboll

Real Madrid, ofertë tunduese për yllin e Juventusit

Më: 16 janar 2021 Në ora: 16:53
Perez

Sipas Don Balon, Real Madrid e shikon mbrojtësin e Juventus, Merih Demiral, si përforcimin ideal për mbrojtjen.

Qendërmbrojtësi turk nuk po arrin të gjejë hapësira tek Juventus dhe mund të jetë i tunduar që të ndryshojë skuadër.

Gjithmonë sipas portalit shpanjoll, në fakt, Merengues i garantojnë 22-vjeçarit një fanellë titullari dhe magjia e Bernabeu-t mund të jetë e parezistueshme.

Kështu, pas marrëveshjes për Cristiano Ronaldo-n, Juventus dhe Real Madrid mund të ulen përsëri rreth një tavoline, këtë herë për Demiral, i cili do të bënte rrugën e kundërt në krahasim me portugezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat