Inter – Juventus, formacionet e mundshme

Futboll

Inter – Juventus, formacionet e mundshme

Më: 16 janar 2021 Në ora: 17:05
Foto Ilustrim

Inter do të ndeshet me Juventus në “Giuseppe Meazza”, nesër në orën 20:45 në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A.

Inter do të ndeshet me Juventus nesër në orën 20:45, në një ndeshje që do të mund të përcaktojë rrjedhën e Scudettos, por se analistët italianë kanë thënë se kjo ndeshje është më e rrezikshme për Juventusin sesa Interin, në aspektin e titullit.

Sipas “LaGazzetadelloSport”, të dy trajnerët pritet të luajnë me formacionin 3-5-2. Për Interin pritet të mungojë D’Ambrosio dhe Vecino, ndërsa Brozovic është në dyshim për ndeshjen e nesërme.

Tek Juventus, situata me COVID-19 është më keq, “Bianconerëve” do t’ju mungojnë Alex Sandro, Cuadrado dhe De Ligt të cilët kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19, ndërsa Paolo Dybala do të qëndrojë jashtë fushave per 15 ditë.

Interesante do të jetë parashikimi se, në mbrojtje të Juventus, do të jenë Chiellini dhe Demiral/Bonucci, duke e ditur që veterani italian ka kohë që nuk luan.

Formacionet e mundshme të klubeve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat