Xhaka me statistika interesante

Futboll

Xhaka me statistika interesante

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:38
Xhaka me statistika interesante

Granit Xhaka dhuroi një paraqitje spektakolare në fitoren 3-0 të Arsenalit kundër Newcastle United në kuadër të javës së 19-të në Ligën Premier.

Mesfushori shqiptar përveç se u vlerësua lartë, ai kishte edhe statistika mbresëlënëse në këtë triumf të The Gunners.

Xhaka arriti që me pasime, ndërprerje të aksioneve, duele të fituara e me radhë, të ishte kyç në fitoren e Topçinjve:

I pari në rikuperim të topave, 112 prekje të topit, 95 për qind e topave të prekur (më shumë se çdo bashkëlojtarë tjetër), 93 për qind saktësia e pasimeve, Gjashtë nga shtatë topa të gjatë të suksesshëm,

Tre nga tre driblime të kompletuar, Vetëm 10 për qind e ka humbur posedimin e topit,

Dy ndërhyrje të suksesshme, Asnjëherë nuk është dribluar gjatë takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat