Paga e majme mujore e sulmuesit finlandez të Tiranës

Futboll

Paga e majme mujore e sulmuesit finlandez të Tiranës

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:51
Paga e majme mujore e sulmuesit finlandez të Tiranës

Klubi i Tiranës në këtë afat kalimtar ka bërë transfere të bujshme.

Pas Behiratçes dhe Seferit, te Tirana është transferuar edhe sulmuesi nga Finlanda, Tim Vairinen

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar edhe detaje nga kontrata e sulmuesit 28-vjeçar.

Tirana ka bërë shpenzime të rëndësishme, teksa mësohet se lojtari do të ketë një pagë neto rreth 11 mijë euro në muaj, e cila me bonuse të rëndësishme apo për një ecuri fantastike me gola, mund të shkojë mesatarisht edhe në 15 mijë euro në muaj.

Gjithashtu, krahas kontratës prej 18 muajsh të firmosur me sulmuesin, klubi ka ruajtur të drejtën e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Te Tirana aktivizohet edhe portieri nga Kosova, Visar Bekaj, i transferuar te ky ekip nga FC Prishtina..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat