Mbrëmja sjell Portugali - Danimarkë

Futboll

Mbrëmja sjell Portugali - Danimarkë

Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Liga e Kombeve vjen këtë të shtunë me 8 përballje.

Siparin e ngre dueli i Kosovës me Izraelin në “Fadil Vokrri”, ora 15:00, ku dardanët do kërkojnë më të mirën e mundshme nga kjo përballje. 

Prej orës 18:00, spikasin Norvegji – Uells dhe Gjeorgji – Hungari.

Mbrëmja i dedikohet sfidës mes Portugalisë dhe Danimarkës që mbetet kryendeshja, ora 20:45.

Në të njëjtin orar, Austria përballet me Irlandën e Veriut, dy skuadrat rivale të Kosovës në Grupin 3 të Ligës B.

Paralelisht, Suedia dhe Bosnje e Hercegovina “matin forcat”, teksa Rumania pret Poloninë. Në anën tjetër, Irlanda e Veriut gjen përballë Ukrainën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat