Victor Osimhen i joshur nga interesimi i Manchester Utd

Futboll

Victor Osimhen i joshur nga interesimi i Manchester Utd

Nga: B.S. Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 11:01
Sulmuesi i Galatasarayt, Victor Osimhen

Sulmuesi i Galatasarayt, Victor Osimhen, është i gatshëm të dëgjojë ofertat e Manchester United, pasi klubi anglez ka ringjallur interesimin për reprezentuesin e Nigerisë.

Sulmuesi 27-vjeçar vlerësohet deri në 100 milionë funte dhe vazhdon të ëndërrojë një aventurë në Premier League, ku mund të bëhet zgjidhja për problemet e repartit ofensiv të trajnerit Mauricio Pochettino.

Sipas gazetës britanike “The Sun”, Osimhen është i kënaqur nga interesimi i Manchester United dhe është i gatshëm të pranojë një pagë në nivelin e të ardhurave të tij aktuale, që raportohet të jenë rreth 13 milionë funte në vit në Turqi.

Megjithatë, ish-sulmuesi i Napolit nuk ka klauzolë lirimi në kontratën e tij me Galatasarayn, e cila është e vlefshme deri në qershor të vitit 2029.

Kjo do të thotë se një transferim gjatë afatit kalimtar të janarit nuk varet vetëm nga dëshira e futbollistit.

Sipas raportimeve nga Turqia, kampionët aktualë të vendit e vlerësojnë sulmuesin e tyre kryesor nga 80 deri në 100 milionë funte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat