Ditë e keqe për Bytyqin, Cikalleshin dhe Dacin

Futboll

Ditë e keqe për Bytyqin, Cikalleshin dhe Dacin

Nga: K.G. Më: 19 janar 2021 Në ora: 19:29
Ditë e keqe për Bytyqin, Cikalleshin dhe Dacin

Skuadra e Konyaspor pëson humbje në udhëtim me rezultat 3:1 nga Trabzonspor, në takimin e javës së 20-të të Kampionatit të Turqisë në futboll.

Një ditë e keqe për shqiptarët, Sokol Cikalleshi, Zymer Bytyqi dhe Erdon Daci. 

Nwakaeme (22'), Flavi (56') e Djaniny (60') shënuan për Trabzonsporin dhe Shengelia (88') realizon për Konyasporin. 

Cikalleshi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 35-të, ndërsa Bytyqi futet në lojë në minutën e 46-të dhe Daci në atë të 65-tën futet në vend të Cikalleshit.

Trabzonspor rendite në vend të shtatë me 30 pikë, ndërsa Konyaspor në atë të 14-tën me 22 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat