Bale nuk po bën asgjë

Futboll

Bale nuk po bën asgjë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 17:40
Bale nuk po bën asgjë

Dimitar Berbatov këmbëngul se Tottenham duhet të rikthejë Gareth Bale përsëri në Real Madrid në fund të huazimit të tij nëse forma e tij nuk përmirësohet.

Sulmuesi uellsian nuk ka arritur të bëjë ndikim në Tottenham – pasi u bashkua përsëri me klubin.

Por Berbatov është çuditur nga ndikimi i Bale, me vetëm tre gola në 12 paraqitje në të gjitha garat, dhe këmbëngul se do të jetë një "vendim i lehtë" për Jose Mourinho për ta dërguar atë përsëri në Real Madrid.

“Unë prisja shumë nga ai, me të Son dhe Kane mendoja që mund të rivalizonte treshen sulmuese të Liverpool, për shembull”, tha Berbatov për Perform News.

“Për momentin është 100 për qind që nuk po funksionion. Shpresojmë që ai të kthehet në 100 përqind dhe të fillojë të luajë. Nëse jo, në fund të fundit, është një vendim i lehtë – ai mund të kthehet në Madrid”, përfundoi Berbatov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat