Vedat Muriqi e Strakosha nga minuta e parë

Futboll

Vedat Muriqi e Strakosha nga minuta e parë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 20:15
Vedat Muriqi e Strakosha nga minuta e parë

Janë publikuar formacionet zyrtare të takimit të 1/8 së Kupës së Italisë, ndërmjet Lazios dhe Parmës.

Lazio e cila fitoi derbin lokal ndaj Romës synon kalimin tutje në Kupën e Italisë.

Edhe Parma ka objektiv të shkaktojë befasi në “Olimpico” për ta eleminuar Lazion nga kjo fazë e Kupës.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi do të jetë nga minuta e parë në këtë përballje për Lazion.

Gjithashtu nga fillimi në portë do të jetë edhe "gardiani" shqiptar, Thomas Strakosha.

Përballja ndërmjet Lazios dhe Parmës fillon nga ora 21:15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat