Benzema: Ndeshje e mirë, pas një jave të vështirë

Futboll

Benzema: Ndeshje e mirë, pas një jave të vështirë

Më: 23 janar 2021 Në ora: 23:21
Karim Benzema

Real Madrid ka triumfuar me rezultat të thellë ndaj skuadrës së Alaves, në kuadër të xhiros së 20-të të La Ligas.

Pas ndeshjes, Karim Benzema, i cili shënoi dy gola këtë ndeshje, e cilësoi si fitore të rëndësishme, ai tha se tani “Los Blancos” mund të rikthehen tek rezultatet pozitive, pas një jave zhgënjyese ku u eleminuan nga Superkupa e Spanjës dhe Copa del Rey.

“Jemi të kënaqur me këtë fitore pas një jave të vështirë për ne”, tha ai.

“Ishte një ndeshje e mrekullueshme, shpresoj se kjo do të na shërbejë të rikthejmë vetbesimin. Gjithçka doli ashtu siç menduam”, tha ai.

“Hazard? Tani ai duhet të bëjë histori me Real Madridin. Është duke luajtur mirë, na nevojitet më e mira nga ai”, përfundoi Karim Benzema

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat