Ibrahimovic thumboi Zapatan në fund të ndeshjes

Futboll

Ibrahimovic thumboi Zapatan në fund të ndeshjes

Më: 23 janar 2021 Në ora: 23:57
Zlatan Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimovic nuk ishte me humor të mirë në minutat e fundit të ndeshje, kur edhe iu drejtua Duvan Zapatas së Atalantas, me disa fjalë thumbuese.

Atalanta i dha leksion Milanit, duke e mposhtur në “San Siro” me rezultat 3-0 të shtunën në mbrëmë.

Sulmuesi kolumbian ishte ai që e mbylli ndeshje, kur shënoi golin e fundit në minutën e 77-të.

Në fund të lojës, veterani suedez tentoi ta trazonte homologun e tij 29-vjeçar pas një goditjeje dënimi.

“Unë kam shënuar më shumë gola sesa që ke luajtur ti ndeshje në të gjithë karrierën tënde”, dëgjohet tek i thotë Ibrahimovic sulmuesit kolumbian Zapata.

Sulmuesi i Atalantas e injoroi këtë fjali dhe i ktheu shpinën Ibrahimovicit, duke mos e zgjatur problemin. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat