Përfundon miqësorja mes Prishtinës dhe skuadrës ruse

Futboll

Përfundon miqësorja mes Prishtinës dhe skuadrës ruse

Më: 26 janar 2021 Në ora: 18:03
Përfundon miqësorja mes Prishtinës dhe skuadrës ruse

FC Prishtina është duke qëndruar në Antalia të Turqisë, aty ku po e zhvillon fazën përgatitore.

Ekipi kryeqytetas sot ka luajtur ndeshje kontrolluese kundër rusëve të Chayka.

Në këtë ballafaqim skuadra kosovare ka pësuar disfatë me rezultatin minimal 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje për rusët e realizoi Vasili Aleynikov në minuten e 26-të.

Formacioni zyrtar i Prishtinës në këtë ndeshje ishte: Nika; Bardhoku, Muça, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, Gavazaj, Pefqeli, Prapashtica, Shillova. Kryetrajneri: Zekirija Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat