Mourinho sulmon Ambramoviçin

Futboll

Mourinho sulmon Ambramoviçin

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:40
Mourinho sulmon Ambramoviçin

Edhe Jose Mourinho solidarizohet me ish-lojtarin e tij, Frenk Lampard, për shkarkimin nga stoli i Chelsea pas 18 muajsh dhe si ish-trajneri i bluve të Londrës, i shkarkuar dy herë nga Roman Abramoviç (2007 dhe 2015), portugezi nuk e kursen një shigjetë në drejtim të rusit.

“Unë nuk mendoj se në këtë moment Frenk ka nevojë për telefonatën time apo të flasë me këdo tjetër përveç rrethit të tij të ngushtë, që janë familja dhe shokët e ngushtë.

Por, sigurisht që unë jam gjithnjë i trishtuar kur një koleg humbet vendin e punës dhe sigurisht që Frenk nuk është vetëm një koleg, por një njeri i rëndësishëm në karrierën time.

Por ky është brutaliteti i futbollit, veçanërisht i atij modern”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat