Tuchel i shikon lojtarët e rinj

Futboll

Tuchel i shikon lojtarët e rinj

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:49
Tuchel i shikon lojtarët e rinj

U mësua keq ky me miliardat e sheikëve te PSG; Tuchel do Haaland te Chelsea!

Trajneri i ri i Chelsea, Thomas Tuchel, do të ketë dorë të lirë në merkaton e verës, për ta përforcuar skuadrën londineze, në stolin e së cilës u ul dje zyrtarisht, falë një kontrate 18-mujore me presidentin Roman Abramovich. Kuptohet, nuk do të shpenzojë dot mbi 220 milionë euro, si Lampard verën e kaluar, për disa yje, por ka në mendje një bomber, që synohet nga gjigantët e krejt Europës.

Më konkretisht, trajneri gjerman do të dëshironte në “Stamford Bridge” Erling Haaland, raporton “Daily Mail”. 

Tuchel i shikon lojtarët e rinj si Tammy Abraham pjesë të rëndësishme të skuadrës, por ka të ngjarë të bëjë goditjen e madhe verën e ardhshme. Sulmuesi i Borussia Dortmund konsiderohet si një opsion kryesor për sulmin, bashkë me Timo Werner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat