Hidhet shorti i turit të dytë, përcaktohen 8 çiftet

Futboll

Hidhet shorti i turit të dytë, përcaktohen 8 çiftet

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:54
Hidhet shorti i turit të dytë, përcaktohen 8 çiftet

Janë përcaktuar 8 çiftet që do të vazhdojnë rrugëtimin në turin e dytë të FSHF Cup. Turneu më i ri që organizohet nga sektori i futbollit amator në Federatën Shqiptare të Futbollit nisi më 19 janar me pjesëmarrjen e 32 skuadrave, që u përballën ndërmjet tyre me sistem eliminimi direkt.

Në turin e dytë kanë kaluar tashmë 16 skuadra, që njohën rivalët e tyre por edhe datat dhe oraret e sfidave, pas shortit të hedhur sot në ambientet e FSHF-së.

Të pranishëm në hedhjen e shortit, përveç specialistit të projektit të futbollit 9×9 në FSHF, Jurgen Demneri, ishin edhe përfaqësues të skuadrave që janë kualifikuar në këtë fazë të turneut. Ndër sfidat më të forta të kësaj faze spikatin Bio Ju – Prestige, Nova – ATS dhe Roamel- EB Construction, që pritet të dhurojnë emocione të forta.

FSHF Cup (ku skuadrat luajnë me nga 9 lojtarë secila) është një risi absolute e këtij sezoni për futbollin amator pas Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 që ka nisur këtë sezon dhe ka gjetur një përhapje të menjëhershme në të gjithë vendin brenda një kohe të shkurtër. Më poshtë janë edhe 8 çiftet e përcaktuara nga shorti në turin e dytë.

FSHF Cup / Turi i 2-të

Data 01.02.2021
Barrikada – Endju Dekor

Data 02.02.2021
ATS – Nova

Data 03.02.2021
Bio Ju – Prestige

Data 04.02.2021
Roamel – EB Construction

Data 05.02.2021
Tirona Republic – Confucius

Data 06.02.2021 ora 18:00
Olimpic – Sind-al

Data 06.02.2021 ora 19:10
Homeland Patriots – Elso

Data 06.02.2021 ora 20:20
Mokador – Lev Tech.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat