Lazio e transferon futbollistin e Milanit

Futboll

Lazio e transferon futbollistin e Milanit

Më: 27 janar 2021 Në ora: 12:36
Lazio e transferon futbollistin e Milanit

Lazio ka gjetur mbrojtësin e ri. Klubi nga Italia sot do ta prezantojë lojtarin, Mateo Musacchio.

Dje drejtori sportiv, Igli Tare, tha dje se klubi do ta bëjë një blerje të një mbrojtësi.

U mendua se ky mbrojtës do të jetë Shkodran Mustafi, pasi ky i fundit pritet ta ndërpresë kontratën me klubin e Arsenalit.

Megjithatë, mbrojtësi i ri i klubit “Biancocelesti”, do të jetë ish-mbrojtësi i AC Milanit, Musacchio.

30-vjeçari ka luajtur edhe për klubin e Villarrealit gjatë sezoneve 2010-2017 si edhe për River Platen gjatë viteve 2006 dhe 2009.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat