Milani ka në fokus...

Futboll

Milani ka në fokus...

Më: 27 janar 2021 Në ora: 14:03
Milani ka në fokus...

AC Milani do nis të punojë me rinovimin e kontratës, sapo të mbyllet afati dimëror.

"Rossonerët" duhet të shohin marrëveshje me lojtarët e rëndësishëm dhe të mundohen t’i bindin të rinovojnë kontratën.

Sipas Tuttosport, Hakan Çalhanoglu është afër rinovimit për pesë milionë euro për sezon (4.5 milionë euro plus bonuset).

Ndërsa, për Gianluigi Donnarumman ende duhet të diskutohet për pagën dhe klauzolën e lirimit që është kërkuar nga agjenti. Sidoqoftë, dëshira e portierit është qëndrimi në “San Siro”.

Ka optimizëm se Franck Kessie dhe Davide Calabrie të rinovojnë kontratat, që iu skadojnë në vitin 2022.

Gjithashtu edhe Zlatan Ibrahimovic dëshiron të qëndrojë, mirëpo negociatat do diskutohen më vonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat