Josep Pedrerol, prezantuesi i mediumit televiziv spanjoll El Chiringuito, ka zbuluar se Real Madrid nuk pret që ta mbajë Sergio Ramos përtej përfundimit të kontratës së tij më 30 qershor.
34-vjeçari, i cili mbush 35 vjeç në mars, ka qenë në bisedime me Real Madrid për muaj me radhë, por tani duket sikur shpresa po zbehet se një marrëveshje mund të arrihet.
“Real Madrid tashmë i ka bërë atij një ofertë,” njoftoi Pedrerol në El Chiringuito.
“Florentino [Perez] i tha atij ballë për ballë në një dhomë hoteli se çfarë mund t’i ofronte. Ai i kërkoi atij të ulte pagën e tij me 10 përqind, diçka që klubi i ka kërkuar të gjithë skuadrës të bëjë”.
“Ky nuk është rasti për Sergio Ramos, i cili nuk ka rënë dakord për një ulje prej 10 përqind të pagës së tij.”
Pedrerol vazhdoi të deklaronte se Ramos ka nuk ka ndërmend të pranojë një ulje të pagave prej 10 përqind.
“Madridi i bëri një ofertë dhe i kërkoi të pranonte ulje page, “shtoi Pedrerol.
“Ramos nuk kishte plane për të ulur pagën e tij për 10 përqind. Që atëherë, Ramos nuk ka thënë asgjë. Klubi e kupton që Ramos po kërkon atë ofertë, ai po punon për një largim dhe të gjithë janë të bindur se ai do të largohet” tha Pederol.